Shtatë poezi nga Hazaristan me trup haiku dhe një Mandela të verdhë

Kamran Mir Hazar(HAZARISTAN/NORVEGJI)

kamranincaracas
Kamran Mir Hazar është një poet, gazetar, aktivist dhe webmaster norvegjez nga populli Hazara. Ka botuar disa libra poezie në anglisht, duke përfshirë antologjinë “Poezi për Hazara-t (125 poetë nga 68 vende) – Britma e një pele që do të bëhet flutur, dhe rrjedha e drenushës”. Libri i tij i ri poezie me titullin Hazaristan me trup haiku dhe një Mandela të verdhë do të botohet më 2016 në hazaragi, anglisht dhe italisht. Poezitë e Kamran-it u përkthyen në anglisht, spanjisht, holandisht, arabisht, kinezisht, turqisht, japonisht, bengali, italisht dhe rumanisht. U ftua në disa festivale ndërkombëtare poezie duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Medellín dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rotterdam.
Kamran Mir Hazar është autori i librit të specialitetit “Censurë në Afganistan”. Prej vitit 2004 është botuesi dhe kryeredaktori i faqes së lajmeve në internet “Kabul Press”.
Kamran Mir Hazar është anëtar i PEN-it norvegjez dhe i Qendrës Norvegjeze të Shkrimtarëve.
Faqja e internetit: www.kamranmirhazar.com
Faqja e Facebook-ut: www.facebook.com/KamranPoetry

Kamran Mir Hazar
Hazaristan/Norvegji
Shtatë poezi nga “Hazaristan me trup haiku dhe një Mandela të verdhë”

1
Me trup haiku:
Filxhani i çajit ku demokracia digjitalizoi erën e hekurit
Nostalgjia e pandërprerë për një trup që lëshon molekula CO2

2
Me trup haiku:
A mund të shkruash mbi tag-un e startit
dhe të mbyllësh PHP-në?>

3
Me trup haiku:
Kthejmë gurin në bimë, nëse duam,
duke shkruar kushtetutën e Hazaristan-it

4
Me trup haiku:
Duke shikuar dhe kërkuar nga njëri IP te tjetri
Dëftem 84.48.227.217.

5
Me trup haiku:
Një zë i butë nga një gojë e re
Kurse vera gatuante bostane dhe rrush

6
Me trup haiku:
Duke zier lirinë si çaj
Ajo ofron një gotë

7
Me trup haiku:
Një qen i shkrirë para alfabetik
Në një këndim “joik” të Sami-ve

———————————-

Translated from English to Albanian by Silke Liria Blumbach  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *

25,968 Spam Comments Blocked so far by Spam Free Wordpress

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>